Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Prishtinë ka njoftuar se nga 1 tetori do të fillojë vaksinimi kundër gripit sezonal.
Sipas njoftimit, ky shërbim mund të merret në QMF-të më të afërta ku ka njësi të vaksinimit.
Më tej bëhet e ditur edhe për dokumentet përkatëse që duhet pasur me vete për ta marrë këtë shërbim.
“Me vete duhet të keni letërnjoftimin ose certifikatën e lindjes edhe për fëmijët e vegjël, për shkak të regjistrimit të të dhënave në sistem”, thuhet në njoftim.
Artikuj të ngjashëm
-
Nga sot fillon vaksinimi kundër gripit sezonal
-
Arrijnë vaksinat kundër gripit sezonal, nis shpërndarja nëpër QKMF
-
Vaksinat e gripit sezonal do të arrijnë në Kosovë me tri javë vonesë
-
IKSHPK: Vaksinimi kundër gripit sezonal pritet të nisë në tetor
-
Kosova siguron 85 mijë doza, vaksinimi kundër gripit nis më 1 tetor