Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike kanë njoftuar të mërkurën se nga sot fillon vaksinimi kundër gripit sezonal.
Në këtë njoftim u është bërë thirrje të moshuarve dhe personave me sëmundje kronike që të vaksinohen për t’u mbrojtur nga gripi sezonal.
“Vaksinimi kundër gripit bëhet çdo ditë pune në njësitë e vaksinimit, në kuadër të Qendrave Kryesore të Mjekësisë Familjare në çdo komunë”, thuhet në njoftim.
Ditë më parë QKMF-ja në Prishtinë ka njoftuar se ky shërbim mund të merren në QMF-të më të afërta ku ka njësi të vaksinimit.
Artikuj të ngjashëm
-
Arrijnë vaksinat kundër gripit sezonal, nis shpërndarja nëpër QKMF
-
Nga 1 tetori fillon vaksinimi kundër gripit sezonal në QMF-të e Prishtinës
-
Ende nuk janë shpërndarë vaksinat kundër gripit sezonal
-
Vaksinat e gripit sezonal do të arrijnë në Kosovë me tri javë vonesë
-
IKSHPK: Vaksinimi kundër gripit sezonal pritet të nisë në tetor