Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Gjermania jep edhe 2 milionë euro për Qeverisje të Mirë Financiare në Kosovë

Qeveria e Kosovës dhe Qeveria e Republikës Federale e Gjermanisë kanë nënshkruar marrëveshjen implementuese për Fazën IV të Projektit për Qeverisjen e Mirë Financiare.

Marrëveshja u nënshkrua nga Ministri i Financave, Bedri Hamza, dhe Ambasadori i Republikës Federale të Gjermanisë në Kosovë, Christian Heldt.

Ministri i Financave, Bedri Hamza tha se Gjermania po vazhdon të ndihmojë shtetin e Kosovës me taksat e saj.

Hamza tha se sot nënshkruan një marrëveshje për fazën e katërt të qeverisjes së mirë vlera e të cilës është 2 milionë euro.

Kjo marrëveshje e bërë 10 vite më parë ka dhënë rezultate të mëdha sa i takon rritjes së llogaridhënies dhe transparencës.

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Christian Held tha se fazat e më hershme të kësaj marrëveshje e kanë rritur llogaridhënien e ekzekutivit.

Edhe Gjermania mbështet Kosovën me 60 milionë euro Arbëri Gjermania mbështet Kosovën me 60 milionë euro

Ai tha se përmes kësaj faze do të vijnë instrumente të tjera që edhe tutje do të kontribuojnë në rritjen e llogaridhënies së ekzekutivit dhe transparencës së parlamentit.

Ambasadori gjerman tha se duhet të punohet më shumë në ATK që të rritet besimi i tatimpaguesve.