Ministri i Financave Bedri Hamza, ka pritur deputetin e Bundestagut të Republikës Federale të Gjermanisë z.Volkmar Klein, të shoqëruar edhe nga ambasadori gjerman në Prishtinë Christian Heldt, njofton kumtesa ministrore, trasnmeton Koha.net.
Me këtë rast, Hamza falënderoi Qeverinë Gjermane për ndihmën e vazhdueshme që përmes projekteve të ndryshme ka ofruar gjatë tërë këtyre viteve, duke përkrahur fuqishëm institucionet shtetërore të Kosovës, dhe në këtë mënyrë duke ndikuar drejtpërsëdrejti edhe në përmirësimin e standardit dhe të kualitetit të jetës të qytetarëve të Republikës së Kosovës.
Deputeti Klein shprehu gatishmërinë e shtetit Gjerman për thellimin e mëtutjeshëm të bashkëpunimit dhe ofrimin e ndihmës për Kosovën në realizimin e planeve strategjike në fushën e financave publike.