Ministri i Financave Bedri Hamza priti ambasadorin e Republikës Federale të Gjermanisë në Kosovë Christian Held, njofton kumtesa ministrore, transmeton Koha.net.
Gjatë takimit u diskutua për bashkëpunimin ndërmjet dy vendeve me theks të veçantë në fushën financiare dhe teknike si për realizim të projekteve të financuara nga shteti gjerman.
Hamza falënderoi Ambasadorin Heldt për përkrahjen e shtetit dhe Qeverisë gjermane si në aspektin ekonomik, financiar dhe atë politik dhe theksoi se kjo ndihmë ka qenë dhe vazhdon të jetë shumë e rëndësishme për zhvillimin dhe forcimin e mëtutjeshëm të institucioneve dhe ekonomisë tonë.
Ambasadori Christian Heldt theksoi se Gjermania e ka mbështetur që nga fillimi Kosovën në fushën e investimeve financiare në infrastrukturë përmes KfW-së, si dhe me asistencë teknike përmes GIZ-it gjerman. Gjithashtu shtoi se qëllimi i shtetit gjerman është që ta mbështesim Kosovën në fusha të ndryshme në mënyrë që vendi të ecë drejt integrimit evropian.