Ministri i Financave Bedri Hamza ka pritur sot në takim ambasadorin e Republikës Federale të Gjermanisë në Kosovë Christian Heldt, ku diskutuan për progresin të cilin e ka arritur Kosova gjatë këtyre muajve në fushën e financave, njofton kumtesa.
Hamza, falënderoi ambasadorin gjerman Christian Heldt dhe shtetin Gjerman, si partner strategjik i Kosovës, për ndihmën që vazhdon të jep për Ministrinë e Financave dhe agjencitë e saj.
Ndërsa, ambasadori i Republikës Federale të Gjermanisë në Kosovë Christian Heldt, shprehi gatishmërinë e shtetit Gjerman për vazhdimin e bashkëpunimit dhe ofrimin e ndihmës për Kosovën në realizimin e planeve strategjike në fushën e financave.
Artikuj të ngjashëm
-
Gjermania premton vazhdimin e përkrahjes për Kosovën
-
Gjermania vazhdon mbështetjen për Kosovën
-
Heldt thotë se Gjermania do të vazhdojë ta ndihmojë Kosovën në zhvillimin e bujqësisë
-
Heldt thotë se bashkëpunimi i Gjermanisë me BQK-në do të vazhdojë
-
Gjermania jep edhe 2 milionë euro për Qeverisje të Mirë Financiare në Kosovë