Ministri i Financave Bedri Hamza dhe ambasadori gjerman në Kosovë, Christian Heldt, nënshkruan sot marrëveshjen për grantin “Shërbime financiare për krijimin e vendeve të punës në sektorin e bujqësisë – Fondi për Garantimin e Kredive III”.
Me këtë rast, Hamza i shprehu mirënjohjen qeverisë dhe taksapaguesve gjermanë për kontributin e dhënë për mirëqenien e qytetarëve të Kosovës, të cilët deri më tani kanë kontribuar me mbi 500 milionë euro.
Sipas tij, marrëveshja e sotme, e cila kap vlerën 6.5 milionë euro, të cilat janë pa mundësi kthimi, ndikojnë në zhvillim të qëndrueshëm ekonomik përmes sektorit privat.
Ambasadori Christian Held, u shpreh se kjo ndihmesë ndaj Kosovës ka qëllimi afrimin me integrimin euroatlantike. Ai tha se për rritje të qëndrueshme ekonomike sektori financiar është shtylla më e rëndësishme, andaj përmes Fondit për Garantimin e Kredive janë lehtësuar qasjet financiare për agrobizneset, transmeton kp.
“Ky fond ka lehtësuar qasjen në financa për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme që janë praktikisht shtylla e zhvillimit ekonomik në Kosovë dhe unë do thosha që ndërmarrjet e vogla dhe të mesme po ashtu janë shtyllë e zhvillimit edhe në Gjermani. Ky fond ka krijuar mirëbesim dhe gjithashtu i ka vendosur parakushtet e domosdoshme në mënyrë që institucionet financiare tu japin para ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme”, tha ambasadori gjerman.
Sipas tij, donatorë të rinj kanë shprehur interesimin që të kontribuojnë në Fondin për Garantimin e Kredive me qëllim të krijimit të vendeve të reja të punës dhe një zhvillimi të qëndrueshëm ekonomik në Kosovë
-
Gjermania jep mbi 7 milionë euro grante për Kosovën
-
Qeveria gjermane ndan dy grante për Kosovën, njërin për arsim dhe tjetrin për bujqësi
-
Për tre vjet FKGK-ja ka dhënë 100 milionë euro kredi për biznese të vogla dhe të mesme
-
Gjermania jep edhe 2 milionë euro për Qeverisje të Mirë Financiare në Kosovë
-
Kosova e Gjermania me Marrëveshje Kornizë për bashkëpunim zhvillimor