Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) gjenerallejtënant Bashkim Jashari, ka pritur sot në takim Zëvendëskomandantin e ushtrisë amerikane për Evropë dhe Afrikë, gjenerallejtënant Andrew Rohling.
Sipas njoftimit të FSK-së ata janë dakorduar për intensifikim të bashkëpunimit dhe konkretizim të projekteve, të cilat kanë për qëllim zhvillimin profesional dhe taktik të FSK-së.
“Gjeneral Jashari, ka vlerësuar lartë bashkëpunimin e deritanishëm mes FSK dhe Komandës së Ushtrisë Amerikane për Evropë dhe Afrikë, duke e falënderuar për mbështetjen e vazhdueshme, si në fushën e trajnimeve, po ashtu në projekte të ndryshme infrastrukturore. Të dy Gjeneralët u dakorduan për intensifikim të bashkëpunimit dhe konkretizim të projekteve, të cilat kanë për qëllim zhvillimin profesional dhe taktik të FSK-së”, thuhet në njoftim.
Jashari thuhet se e ka njoftuar Rohlingun më të arriturat e deritanishme të FSK-së, si dhe fokusin e zhvillimit për vitet në vijim.
“Në fund të takimit, gjenerali amerikan ka potencuar që Komanda e Ushtrisë Amerikane për Evropë dhe Afrikë do të vazhdojë të jetë përkrahëse e FSK-së, në ngritjen e kapaciteteve ushtarake dhe nderveprueshmerisë me forcat amerikane”, thuhet në njoftim.
-
Delegacioni i FSK-së në Stamboll, diskuton për forcimin e kapaciteteve ushtarake
-
Një ekip i FSK-së udhëton drejt Gazës për vlerësim paraprak
-
Ulutash pret në takim Jasharin, flasin për situatën e sigurisë
-
Njësia e Operacioneve Speciale e FSK-së demonstron një skenar të improvizuar para Osmanit
-
Kosova e SHBA-ja me marrëveshje për bashkëpunim në siguri e komunikim