Gjendje e rëndë nga vërshimet është shfaqur edhe në disa fshatra të Komunës së Rahovecit.
Pamjet që ka siguruar KOHA nga fshati Fortesë tregojnë dëmet që kanë pësuar banorët edhe nëpër shtëpitë e tyre.
E në një njoftim të Komunës, është bërë thirrje që banorët e këtij fshati të ndërpresin energjinë nëpër shtëpitë e tyre. “Kjo masë është e nevojshme që, kur të rikthehet energjia elektrike në gjithë fshatin, të mos ketë pasoja në pajisjet elektrike dhe instalimet e brendshme”, thuhet në alarmin e Komunës.
Gjendje e rëndë është raportuar edhe në fshatin Ratkoc.
Komuna e Rahovecit ka themeluar edhe një shtab komunal për emergjencë, që duhet të operojë në çdo kohë dhe t’i koordinojë të gjitha ndërhyrjet për menaxhimin e situatës dhe sigurinë e qytetarëve.
☎️ 029/278/666 - Zjarrfikësit Rahovec
☎️ 112 - Numri Unik Emergjent
☎️ 193 - Njësiti i Zjarrfikjes dhe Shpëtimit
☎️ 192 - Policia e Kosovës
Fotografitë nga Driton Paçarada/KOHA:








