(E përditësuar 22:37) - Ka vdekur fëmija që ishte raportuar i zhdukur në Gadime të Lipjanit e që më pas ishte gjetur në lumin e Gadimes.
Mjekja kujdestare në Emergjencën e QKUK-së, Dafina Basholli, ka konfirmuar se i mituri u dërgua aty pa shenja jete.
"Pacienti është sjellë pa shenja jete në Emergjencë", ka thënë ajo për Kohën.
I mituri ishte raportuar i zhdukur pasi nuk ishte kthyer nga shkolla gjatë ditës së sotme, 27 janar. E, në orët e mbrëmjes të së martës ai ishte gjetur.
Sipas disa mediave lokale, i mituri ishte gjetur në lumin e Gadimes me shenja jete dhe është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) për trajtim.
Por, nga QKUK-ja u konfirmua se fëmija veçse ishte pa shenja jete në momentin e pranimit.
-
Gjendet i vdekur një i mitur në Gjakovë
-
Gjendet i vdekur një i mitur në Reqan të Prizrenit, rasti po hetohet si “vdekje e dyshimtë”
-
Gjendet trupi i pajetë i 25-vjeçarit të zhdukur në Liqenin e Batllavës
-
Vdiq në QKUK një fëmijë që ishte rrëzuar nga trotineti elektrik në Gjilan
-
Raportohet e zhdukur një vajzë në Lipjan