Spitali i Përgjithshëm i Gjakovës “Isa Grezda” ka publikuar raportin e kryerjes së shërbimeve për muajin shtator.
Gjatë muajit shtator, në këtë spital janë hospitalizuar 884 pacientë. Po ashtu janë kryer 114 operacione.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoGjatë këtij muaji kanë lindur 78 djem e 70 vajza (lindje me prerje cezariane kanë qenë 50).
“Sa i përket shërbimeve ambulantore – vizita mjekësore kanë qenë 5418, 812 shërbime në Ro-Kabinet dhe 113 CT-ja. Numri i pacientëve që kanë marrë shërbime në Laborator ka qenë 1651. Po ashtu, në repartin e Hemodializës janë kryer gjithsej 865 shërbime të dializës”, thuhet në njoftimin e Spitalit të Gjakovës.