Për gjashtë muajt e parë të këtij viti, në Klinikën Gjinekologjike Obstetrike në QKUK janë kryer 3,098 lindje.
Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka thënë se nga këto lindje, asnjë rast i vdekjes nuk është shënuar.
“Nga 1 janari i këtij viti, në Klinikën Gjinekologjike Obstetrike, të Qendrës Klinike dhe Universitare të Kosovës, janë kryer 3 mijë e 98 lindje, prej tyre 1 mijë e 247 me operacion. Në klinikë janë kryer edhe 1 mijë e 664 operacione të llojeve të ndryshme. Nuk është regjistruar asnjë rast i vdekjes”, thuhet në njoftimin e SHSKUK-së.
Vitin e kaluar janë regjistruar 21,654 lindje në total. Nga ta, 11,207 ishin meshkuj dhe 10,447 femra.
Artikuj të ngjashëm
-
Mbi 4 mijë lindje në Gjinekologjinë e QKUK-së gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit
-
ASK: Rritet numri i lindjeve dhe vdekjeve gjatë marsit, bie ai i kurorëzimeve e shkurorëzimeve
-
Për 13 vjet lindën mbi 306 mijë fëmijë, 71 prej nënave ishin mbi 65-vjeçare
-
Ky është numri i lindjeve në Kosovë gjatë vitit të kaluar
-
Mbingarkohet Klinika e Pediatrisë në QKUK