Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

ASK: Rritet numri i lindjeve dhe vdekjeve gjatë marsit, bie ai i kurorëzimeve e shkurorëzimeve

beba

Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar të dhënat preliminare për lindjet, vdekjet, kurorëzimet dhe shkurorëzimet për muajin mars 2026, duke treguar rritje të numrit të lindjeve dhe vdekjeve krahasuar me muajin paraprak.

Sipas ASK-së, gjatë muajit mars janë regjistruar gjithsej 2,314 lindje brenda dhe jashtë Kosovës. Prej tyre, 1,211 foshnja të lindura janë meshkuj, ndërsa 1,103 janë femra. Krahasuar me muajin shkurt, numri i lindjeve ka shënuar rritje prej rreth 15.6 për qind.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Në të njëjtën periudhë janë regjistruar 932 raste të vdekjeve, ku 524 prej tyre janë meshkuj dhe 408 femra. ASK-ja ka bërë të ditur se numri i vdekjeve është rritur për 3.4 për qind në krahasim me muajin shkurt.

Ndërkaq, gjatë marsit janë regjistruar gjithsej 932 kurorëzime, duke shënuar rënie prej 3.8 për qind krahasuar me muajin paraprak.

Po ashtu, në Kosovë janë regjistruar 133 raste të shkurorëzimeve, që paraqet ulje prej 1.5 për qind në raport me shkurtin 2026.

Sipas ASK-së, këto të dhëna janë publikuar në bazë të të dhënave administrative të siguruara nga Agjencia e Regjistrit Civil të Kosovës.