Numri i martesave në gusht është rritur për 59.5 për qind krahasuar me një muaj më parë. Sipas të publikuara nga Agjencia e Statistikave të Kosovës, në gusht janë bërë 1972 kurorëzime brenda dhe jashtë Kosovës. Në korrik u regjistruan 1236 martesa.
E ka pasur rënie prej 45.2 për qind në numrin e divorceve. Janë regjistruar 97 divorce në gusht e në korrik ishin 177 raste.
Në gusht janë regjistruar 2516 lindje, është rënie prej 6.4 për qind krahasuar me korrik, ndërsa gjatë muajit janë regjistruar 914 raste të vdekjeve, një rritje prej 4.3 për qind krahasuar me një muaj më parë.
Të dhënat janë publikuar duke u bazuar në të dhënat e Agjencisë së Regjistrit Civil të Kosovës.




Artikuj të ngjashëm
-
ASK: Rritet numri i lindjeve dhe vdekjeve gjatë marsit, bie ai i kurorëzimeve e shkurorëzimeve
-
Për një muaj u shkurorëzuan 141 çifte bashkëshortore në Kosovë
-
11 viktima në aksidente gjatë korrikut, ekspertët kërkojnë më shumë masa parandaluese
-
Rritet numri i vizitorëve të huaj në hotele, më së shumti nga Shqipëria
-
Rritet numri i fluturimeve dhe udhëtarëve në janar, krahasuar me vitin e kaluar