Agjencia e Statistikës së Kosovës (ASK) ka publikuar sot të dhënat vjetore për lindjet gjatë vitit të kaluar duke u bazuar në të dhëna administrative.
Sipas të dhënave nga Agjencia e Regjistrit Civil të Kosovës, përkatësisht Zyrat e Gjendjeve Civile në vitin 2023, janë regjistruar gjithsej 31 mijë e 110 lindje (brenda dhe jashtë Kosovës), prej tyre vetëm në Kosovë janë 21 mijë e 654, nga të cilat meshkuj 11 mijë e 207 apo 51.8% dhe 10 mijë e 447 apo 48.2% lindje janë femra.
ASK do të vazhdojë me grumbullimin e të dhënave përmes pyetësorëve të veçantë statistikorë, për Lindjet DEM-1, gjatë këtij viti kalendarik, sikurse deri më tani. Grumbullimi i të dhënave vazhdon të bëhet çdo muaj dhe do të shërbej për krijimin e bazës së të dhënave, si dhe krahasimin me të dhënat administrative.
Me rastin e shfrytëzimit të këtyre informatave të publikuara në këto raporte, Departamenti i Statistikave Sociale do t’i pranojë sugjerimet, propozimet të cilat do të na ndihmojnë që në të ardhmen t’i begatojë përmbajtjet e këtyre raporteve./KSP
-
ASK: Rritet numri i lindjeve dhe vdekjeve gjatë marsit, bie ai i kurorëzimeve e shkurorëzimeve
-
Për 13 vjet lindën mbi 306 mijë fëmijë, 71 prej nënave ishin mbi 65-vjeçare
-
Emrat më të shpeshtë të foshnjave në Kosovë në vitin 2022
-
Mbi 4 mijë lindje në Gjinekologjinë e QKUK-së gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit
-
ASK: Rritet numri i martesave, bie numri i divorceve