Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Mbingarkohet Klinika e Pediatrisë në QKUK

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se Klinika e Pediatrisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës është mbingarkuar për shkak të vizitave emergjente që ka pasur në gjashtë muajt e parë të vitit 2023.

Nga janari deri në qershor, sipas njoftimit të SHSKUK-së, janë realizuar 19 mijë e 364 vizita emergjente pediatrike.

“Prej tyre ka pasur 3 mijë e 400 fëmijë të spitalizuar për trajtim të mëtejmë, me mbi 25 mijë ditë shërimi për fëmijët, e poashtu, 10 mijë vizita ambulantore, në profile të ndryshme pediatrike”, thuhet në njoftim.