Gjashtë fshatra të Gjakovës nuk do të kenë furnizim me ujë.
KRU “Gjakova” ka njoftuar se kjo vie si pasojë e një defekti të gypit kryesor fi 300 në Xërxe.
Fshati Gexhë, Radostë, Ratkoc, Vranjak, Bratotin dhe Dejnë do të mbesin pa furnizim me ujë, pasi që siç tregojnë nga KRU “Gjakova” do të bëhen punime në lokalizimin dhe sanimin e defektit.
“Defekt. Të nderuar konsumatorë, ju njoftojmë se kemi defekt në gypin kryesor fi 300 në Xërxe! Për arsye të punimeve në lokalizimin dhe sanimin e defektit, jemi detyruar të ndërpresim furnizimin me ujë për fshatrat Gexhë, Radostë, Ratkoc, Vranjak, Bratotin dhe Dejnë.Ekipet tona janë duke punuar në sanimin e defektit duke ndërmarrur të gjitha masat e duhura që sa më shpejt të rikthejmë furnizimin me ujë. Ju faleminderit për mirëkuptimin tuaj! K.R.U.”Gjakova” sh.a”, ka njoftuar KRU “Gjakova”.
-
Rahoveci e disa fshatra të Gjakovës pa ujë të pijshëm
-
Shumë fshatra në Gjakovë mbesin edhe pa ujë pasi erërat shkaktuan ndërprerjen e rrymës
-
Nesër ndërpritet furnizimi me ujë në gjashtë fshatra të Gjakovës
-
Disa fshatra në Prizren e Rahovec mbesin pa ujë pas një defekti në gyp
-
KRU “Gjakova” njofton për defekt, pesë fshatra mbesin pa ujë