Kryetari Ardian Gjini ka bërë të ditur se Gjakova dhe Saranda prej sot janë qytete të binjakëzuara edhe zyrtarisht.
Në 110-vjetorin e Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, kryetari i komunës së Gjakovës Ardian Gjini dhe homologu i tij nga Saranda Adrian Gurma kanë nënshkruar dokumentin e binjakëzimit të dy qyteteve, duke e zyrtarizuar kështu një lidhje ekzistuese prej shumë vitesh në mes të qytetarëve të këtyre dy qyteteve.
"Qytetarët e Gjakovës gjithmonë kanë qenë të lidhur me Sarandën dhe Shqipërinë në përgjithësi, por ky zyrtarizim na motivon që ta kemi bashkëpunimin shumë më të madh dhe në shumë fusha", ka thënë me këtë rast kryetari Gjini.
Artikuj të ngjashëm
-
Gjini: Do ta vazhdojmë punën për ta bërë Gjakovën qytet ku ia vlen të punohet e jetohet
-
Kandidatët e AAK-së inspektojnë vendpunishte e premtojnë projekte të reja
-
Gjini premton projekte të mëdha për Gjakovën, Haradinaj thotë se të dielën ka festë në këtë komunë
-
Gjini takohet me pronarët e bizneseve në Gjakovë, u premton mbështetje
-
Nisin punimet për rinovimin e stadiumit të qytetit të Gjakovës