Kanë nisur punimet në rinovimin e stadiumit të qytetit të Gjakovës. Kështu ka njoftuar të martën kryetari i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini.
Ai ka thënë se Komuna të cilën e drejton ka ndarë rreth 2.5 milionë euro për këtë projekt.
“Shpresojmë që pjesa e projektit, e nisur nga Ministria do të vazhdojë, në mënyrë që konstrukti të jetë i përfunduar e më pas të vazhdojë pjesa e mbulojës, ndriçimit dhe të gjitha pjesët që i takojnë një stadiumi të mirëfilltë. Stadiumi i Qytetit të Gjakovës, do të jetë aset i rëndësishëm për Gjakovën, por edhe gjithë Kosovën dhe kjo më bën jashtëzakonisht të lumtur dhe krenar”, shkruan Gjini në njoftim.
Lexo edhe:
Artikuj të ngjashëm
-
Mbi 12 milionë euro do të investohen në stadiumin e Gjilanit
-
Në Gjilan premtohet ndërtimi i një fushe futbolli
-
Pa mbaruar stadiumi i qytetit, në Gjilan premtohen projekte të reja në futboll
-
Ndahen 9 milionë euro për rinovimin e stadiumit të Gjakovës
-
Gjini: Kosova këtë vit do të shkojë në zgjedhje të parakohshme