Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Gazetarët, përballë sfidës së radhës: pandemisë COVID-19

Për më shumë se dy muaj, gazetari Valmir Gallopeni ka raportuar nga të gjitha komunat e Kosovës për situatën e krijuar nga koronavirusi. Sipas Gallopenit, në këtë periudhë, raportimi nuk ka qenë i lehtë.

Ai tregon edhe për bashkëpunimin e mirë me institucionet gjatë kësaj kohe.

Sfida e raportimit në kohë pandemie, i është shtuar një varg problemesh me të cilat përballen mediat, e për lirinë e të cilave janë të shqetësuar nga Asociacioni i Gazetarëve, raporton KOHA.

Kryetarja e AGK-së, Gentiana Begolli, tregon se vetëm gjatë katër muajve të parë të këtij viti janë shënuar rreth 10 raste të sulmeve apo kërcënimeve ndaj gazetarëve.

E në Kosovë, një tjetër sfidë për lirinë e shtypit, sipas profesorit të Gazetarisë, Dren Gërguri, janë lajmet e rrejshme.

Në ditën ndërkombëtare të shtypit, Avokati i Popullit ka shprehur shqetësimin lidhur me trajtimin e rasteve ndaj gazetarëve.

Edhe Liria e shprehjes, e kërcënuar Arbëri Liria e shprehjes, e kërcënuar

“Në përballjet e vazhdueshme që gazetaria ka përgjatë procesit të zhvillimit të vet, respektimi i lirisë së medias dhe pluralizmit medial, janë dimension i pazëvendësueshëm edhe për të drejtat dhe liritë e tjera të garantuara. Pavarësia dhe profesionalizmi në gazetari e sigurojnë transparencën dhe përgjegjësinë mbi çështje të interesit të përgjithshëm dhe në të njëjtën kohë sensibilizojnë qytetarin për aktivizëm dhe bashkëpjesëmarrje në proceset shoqërore, ekonomike, kulturore e politike”, thuhet ndër të tjerash në deklaratën e Avokatit të Popullit.

Në raportin e fundit të organizatës ‘Reporterët pa Kufij’, Kosova është ngritur për pesë vende, nga e 75-ta sa ishte një vit më parë, në vendin e 70-të këtë vit. Në këtë raport, mes të tjerash theksohet mungesa e financimit të qëndrueshëm të mediave në vend.