Njohësi i marrëdhënieve ndërkombëtare, Drilon Gashi, deklaroi se raporti për Kosovën i Departamentit Amerikan të Shtetit (DASH), është udhërrëfyes për lëvizjen përpara të vendit në fushën e të drejtave të njeriut.
Ai deklaroi të mërkurën të Interaktiv të KTV-së, se ky raport e tregon nivelin e respektimit të të drejtave të njeriut dhe zhvillimin e demokracisë.
“Raporti vlerëson partnerët e SHBA-së nëpër botë sa janë të zhvilluar dhe në cilat fusha po ndikon SHBA-ja që ato shtete të zhvillohen. Në vija të trasha, është i ngjashëm me atë që shohim vit për vit. Në Kosovë kemi pasur ndryshim të madh, një parti që s’ka qenë më parë në pushtet dhe një presidente e re”, deklaroi Gashi.
Ai tha se raportet mes SHBA-së dhe Kosovës vazhdojnë të jenë të shkëlqyera dhe se të dyja janë futur në diskutimet e përditshme.
“Kosova është një demokraci e zhvilluar, kur kemi parasysh sa afër ishte lufta, mirëpo besoj se porositë që thuhen në raport, nuk do të përfundojnë aty”, tha Gashi.
Njohësi i marrëdhënieve ndërkombëtare theksoi se Kosova ka një media të lirë dhe si pushtet i katërt e luan rolin e saj.
-
DASH: Kosova mori hapa të besueshëm, por jokonsistent për t’i ndëshkuar shkelësit e drejtave të njeriut
-
DASH: Qeveria jokonsistente në ndëshkimin e shkelësve të të drejtave të njeriut
-
Kurti i çuditur me raportin e DASH-it: Do të duhej të lëvdohej Kosova
-
PDK: Korrupsioni në Qeverinë Kurti, kryefjala e raportit të DASH-it për Kosovën
-
Deliu-Kodra: Raporti i DASH-it shpërfaq paaftësinë e Qeverisë për të ndërtuar institucione të pakorruptura