Departamenti Amerikan i Shtetit (DASH) ka publikuar të martën raportin më të ri lidhur me respektimin e të drejtave të njeriut në botë. Në raportin për Kosovën ka përmendur se nuk ka pasur ndryshime të rëndësishme në situatën e të drejtave të njeriut gjatë vitit.
Për Qeverinë është thënë se ka marrë hapa të besueshëm, por jokonsistent në identifikimin, hetimin, ndjekjen penale dhe ndëshkimi e zyrtarëve që kanë kryer shkelje të të drejtave të njeriut.
Në përmbledhje të raportit thuhet se nuk pati raportime të besueshme për shkelje të rëndësishme të të drejtave të njeriut në Kosovë.
Raporti është për vitin 2024, ndërsa është përmendur edhe Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK), ku është thënë se ka raportuar se ka qenë disa herë shënjestër e fushatave të shpifjeve, kur i ka mbrojtur gazetarët dhe mediat.
Aty është thënë, po ashtu, se AGK-ja ka raportuar dhjetëra raste kur zyrtarë qeveritarë, liderë politikë, stafi gjyqësor, interesat biznesore, kriminelë të dyshuar, protestues dhe grupe fetare i kanë sulmuar fizikisht apo verbalisht gazetarët, duke ua dëmtuar pajisjet, apo duke kryer sulme kibernetike kundër mediave.
-
DASH: Qeveria jokonsistente në ndëshkimin e shkelësve të të drejtave të njeriut
-
Raporti i AI-së për Kosovën: Dhuna me bazë gjinore, sulmet ndaj gazetarëve, ndër ngecjet kryesore
-
Human Rights Watch: Kosova ka mbrojtje të dobët për gazetarë
-
DASH: Kosova po përpiqet, por jo mjaftueshëm kundër trafikimit me njerëz
-
Departamenti i Shtetit riafirmon mbështetjen për Kosovën, KFOR-in dhe transformimin e FSK-së