Është zhvilluar takimi i komitetit ndërministror për çështjen e projektit të përfolur rreth investimeve mbi energjinë e ripërtërishme në Lumbardhin e Pejës.
Anëtari i këtij komisioni, i deleguar nga Ministria e Financave, zëvendësministri Fatmir Gashi, ka bërë të ditur në Facebook se është arritur që nga sot edhe zyrtarisht të pezullohet puna e këtij Komiteti dhe rrjedhimisht me të edhe çështja e projektit të Lumbardhit, transmeton kp.
Ky është postimi i tij:
“Qytetarë të nderuar, sapo u mbajt takimi i Komitetit Ndërministror për projektin e Lumbardhit me ç’rast, sipas kërkesës së kryeministrit Haradinaj, reagimit tonë në komision e i cili reagim pasoj edhe me reagimin mbarë qytetarë, u vendos edhe zyrtarisht që të pezullohet puna e këtij Komisioni, që rrjedhimisht nënkupton edhe pezullimin e të gjitha procedurave për projektin e Hidrocentralit në Lumbardh”, ka shkruar Fatmir Gashi.
-
Gashi i bindur që projekti për hidrocentralet në Lumbardh nuk do të vazhdojë
-
LDK-ja zyrtarisht inicion shkarkimin e Bordit të ZRRE-së
-
Projekti për Lumbardhin rinis pa leje, ndërpritet për së dyti
-
Gjykata Themelore pezullon sërish lejet dhe licencat e hidrocentraleve të KELKOS-it
-
Dështojnë raportimet e sotme në Komisionin për hidrocentrale