Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Gashi i bindur që projekti për hidrocentralet në Lumbardh nuk do të vazhdojë

Image

Zëvendësministri në ministrinë e Financave, Fatmir Gashi, ka thënë se është i bindur që projekti për ndërtimin e hidrocentraleve në Lumbardh të Pejës nuk do të vazhdojë.

“Jam deklaruar në fillim që nuk e përkrahi një projekt i cili ndërtohet në Rugovë. Projektet që kanë qenë më parë në Lumbardh kanë qenë në diga, ka qenë diga e liqenit dhe ato janë kundërshtuar gjithmonë prej patriarkanës së Pejës dhe nuk kanë lejuar dhe tash të lejohen në gypa është tragjedi. Jam i bindur që ky projekt nuk ec”, ka thënë Gashi në Rubikon të KTV-së.

Ai ka thënë se është i shqetësuar për ambientin dhe se Rugova duhet të ketë mbrojtje nga shteti e nuk bën të jepet leja për ndërtim të hidrocentraleve.

“Jam anëtar i një komiteti, është edhe kryetari i Pejës aty, ai e kundërshton fuqishëm dhe ka shumë dokumente me të cilën e argumenton këtë. Nuk besoj dhe jam i bindur që projekti nuk do të kaloj. Nuk ka benefit për të shkatërruar atë vend”, ka shtuar ai.