Drilon Gashi, njohës i marrëdhënieve ndërkombëtare, ka thënë se është zhgënjyese mosheqja e barrikadave deri tash.
Ai ka thënë se Kosova ose nuk është mjaftueshëm e fuqishme t’i heqë ato vet, ose nuk dëshiron ta përshkallëzojë situatën.
Gashi ka thënë se Perëndimi po e ledhaton pozicionin e Serbisë, duke e munduar ta heqë nga Rusia.
Ai ka thënë se është e papranueshme se si po trajtohet kërkesa e Serbisë për rikthimin e ushtrisë në Kosovë, duke shtuar se ajo po shqyrtohet si kërkesë administrative dhe jo si thirrje për luftë.
“Kërkesën për krijimin e asociacionit po e kërkojnë, por nga Serbia nuk po e dëgjojmë të përmendet marrëveshja mes dy vendeve. Është një lloj ngërçi këtu dhe për fat të keq po e shohim një ndrojtje të faktorit ndërkombëtarë të ndërhyjë. Kjo duket si një formë e ledhatimit të pozicionit serb nga Perëndimi. Ne e kemi Serbinë që e bën kërkesën për rikthim të forcave ushtarake në Kosovë dhe ajo nuk pritet me një refuzim të menjëhershëm nga përfaqësuesit perëndimor apo NATO, por shqyrtohet si të jetë kërkesë administrative dhe jo kërkesë për luftë”, ka thënë ai.
Edhe
Gashi: Serbia e ka të pamundur të ndërhyjë ushtarakisht në Kosovë
Gashi ka shtuar se Kosova ka përballë një situatë që duhet të ketë një përgjigje shumë serioze.
Sipas tij, trendi tregon për një Serbi gjithnjë e më agresive sepse nuk po e merr kundërshtimin e qartë nga Perëndimi.
-
Gashi: Kemi ardhur në situatën kur zgjidhja nuk duhet domosdo të jetë e përkryer për Kosovën
-
Gashi: Në dialog mungon qasja e barabartë dhe rreptësia e BE-së
-
Gashi: Ngjarjet e fundit në veri, në favor të agjendës së Serbisë
-
Gashi: Serbia sot është më larg njohjes së Kosovës sesa ishte 10 vjet më parë