Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Gashi: Ngjarjet e fundit në veri, në favor të agjendës së Serbisë

Ish-ministri i Punëve të Brendshme, Bejtush Gashi, ka thënë se ngjarja e fundit në veri të Kosovës, ku një person mbeti i plagosur dhe të përfshirë janë katër zyrtarë policorë, do të përdoret nga Serbia si rast që shkon në favor të politikës për të cilën ka investuar Qeveria e saj për një kohë të gjatë.

I ftuar të mërkurën në “Interaktiv” të KTV-së, Gashi ka thënë se Serbia gjithmonë është e përgatitur të krijojë skenarë që i mundësojnë të krijojë favore në raport me ndërmjetësit ndërkombëtarë për ta shtyrë përpara agjendën e saj lidhur me zgjidhjen përfundimtare të statusit të kësaj pjese të Kosovës dhe rasti i fundit i ndihmon asaj në këtë aspekt.

“Çështja e zgjidhjes së asaj pjese dhe marrëveshjet që do të pasojnë, do të krijojnë skenarë për të mund të krijuar një pozitë sa më të favorshme në dialog që ka marrë drejtimin e tij me ndërhyrjen e Bashkimit Evropian. Nga ana e Serbisë, gjithmonë ajo është e përgatitur të krijojë skenarë që i mundësojnë asaj të krijojë disa favore në raport me ndërmjetësit ndërkombëtarë për të krijuar favorizime dhe për të shtyrë agjendën e zgjidhjes përfundimtare të statusit të asaj pjese. Në këtë drejtim fatkeqësisht ngjarjet e fundit që ndodhën atje shkojnë në favor të asaj agjende për të cilën është përgatitur për një kohë të gjatë Qeveria e Serbisë. Do të përdoret si rast që shkon në favor të politikës për të cilën një kohë të gjatë ka investuar Qeveria e Serbisë”, ka thënë ai.

Ekspert i çështjeve të sigurisë ka thënë se rasti i fundit ka ndodhur si rezultat i disa faktorëve anësorë për të cilët nuk diskutohet.

“Policia e Kosovës atje punon me orar të shtuar, punon nën presion jashtëzakonisht të rëndë dhe në këtë drejtim është vështirë edhe për zyrtarët policorë të përmbahen në adrenalinë për shkak të mbingarkesës. Ata kanë mbi 40 orë jashtë orarit të punës dhe ajo ngarkesë shpeshherë ndikon edhe në gjendjen e tyre emocionale dhe në reagimin në situata të caktuara. Në rrethana të tilla duhet të shihen edhe aktet në fuqi që autorizimet policore të jenë më të avancuara”, është shprehur ai.

Edhe Gashi për ndalimin e Spahiut: Serbia po synon të ushtrojë presion për rastin e Banjskës Arbëri Gashi për ndalimin e Spahiut: Serbia po synon të ushtrojë presion për rastin e Banjskës

Gashi këtë e ka cilësuar si problem politik, për çka ka thënë se kërkon zgjidhje politike andaj sipas tij, institucionet e sigurisë e kanë të vështirë të ndikojnë në zgjidhjen e këtij problemi.

“Çdo problem, varësisht nga natyra që krijohet, duhet të përdorë mekanizmin për zgjidhjen e tij. Ky është problem politik, kërkon zgjidhje politike, institucionet e sigurisë e kanë të vështirë për të ndikuar në zgjidhjen e këtij problemi. Përkundër ofertave që institucionet e sigurisë kanë dhënë për pjesëtarët e komuniteteve, megjithatë nuk kanë mundur t’i bindin për shkak të presionit që ata kanë pasur për të vazhduar punën dhe aktivitetet e tyre në institucionet e Republikës së Kosovës. Problemi është politik, andaj përderisa ky problem nuk merr zgjidhje politike dhe nuk kemi një zgjidhje përfundimtare apo marrëveshje mes dy shteteve, gjithmonë do të jetë një mundësi për të shfrytëzuar skenarë të caktuar për të krijuar një ambient që shkon në favor të komunikimit diplomatik rreth problemeve në atë pjesë të Republikës së Kosovës”, ka thënë ai.

Rasti i ndodhur të martën, sipas Gashit e dëmton reputacionin e Policisë së Kosovës dhe integritetin e saj.

“Sipas vlerësimit tim zyrtari për media dhe zyrtari për komunikim është dashur të jetë shumë i kujdesshëm në raportimin e parë për të krijuar hapësirë dhe jo për të adresuar fajësinë për rastin konkret. Duhet policia të ketë kujdes në përgatitjen e zyrtarëve për komunikim në vend të incidentit”, ka thënë ai.


Gashi: Reagimet e KFOR-it dhe EULEX-it për plagosjen në veri, të zakonshme për situata të tilla

Ish-ministri i Brendshëm ka vlerësuar se reagimet e KFOR-it dhe EULEX-it kanë qenë të zakonshme për situata të tilla.

“Ndoshta ne na duken të ashpra por ato si të tilla janë reagime standard kur ndodhin situata të tilla. Ka një ndryshim, shtim të kapaciteteve atje, por jo në standardet e komunikimit të deritashëm. EULEX-i ka shtuar numrin dhe patrullimet për të krijuar një siguri te qytetarët e komunitetit serb atje. Sipas informacioneve që kam në disponim, pjesëtarët e EULEX-it, kohë pas kohe lëvizin dhe ato lëvizje janë të karakterit dekorativ për të krijuar një siguri për qytetarët atje se institucionet ndërkombëtare janë mbështetëse të zyrtarëve të Policisë së Kosovës për të krijuar një ambient për të qenë të sigurt për të gjithë qytetarët pa përjashtim. Ndërsa NATO-ja nuk ka nevojë për angazhime shtesë për faktin se situata nuk është e nivelit të tillë që kërkon angazhim shtesë, e sidomos pas takimit të Ohrit kur situata është stabile”, ka thënë ai.

Edhe Gashi: Serbia e ka të pamundur të ndërhyjë ushtarakisht në Kosovë Arbëri Gashi: Serbia e ka të pamundur të ndërhyjë ushtarakisht në Kosovë

Për mbajtjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme në katër komunat veriore që pritet të zhvillohen më 23 prill, Gashi ka thënë se do të jetë e vështirë të ndodhë për shkak të ambientit të tensionuar që është krijuar.

“Zgjedhjet do të jetë vështirë të mbahen në një ambient jashtëzakonisht të tensionuar dhe do të jetë vështirë të organizohen pa mbështetjen e institucioneve ndërkombëtare të sigurisë”, ka thënë ai.