Njohësi i çështjeve të sigurisë, Bejtush Gashi, ka deklaruar se Serbia e ka të pamundur të ndërhyrjë ushtarakisht në territorin e Kosovës derisa ekziston prania ushtarake ndërkombëtare.
Ai ka deklaruar të enjten në Interaktiv të KTV-së se Serbia do t’i shfrytëzojë të gjitha mjetet kundër Kosovës, por siç ka theksuar ai, aktualisht situata është e menaxhueshme me praninë ndërkombëtare.
“Serbia hyn në konflikt të drejtpërdrejt me NATO-n, e aktivizon reaguesin për të parandaluar ndërhyrjen ushtarake. Jam i sigurt se deri te një situatë me përmasa të ndërhyrjes, derisa të jetë prania ushtarake ndërkombëtare, nuk është e mundur”, ka thënë ai.
Sipas ish-ministrit të Punëve të Brendshme, sulmi serb në Banjskë më 24 shtator ishte menaxhuar mirë në rrafshin operacional e politik, por mjaftueshëm sipas Gashit s’ishte bërë në rrafshin diplomatik.
“Është momenti i fundit kur qeveria duhet të reflektojë. Duhet të theksuar se kriza e 24 shtatorit është menaxhuar mirë në rrafshin operacional e politik, në fazat e tjera ka mundur të bëhet më shumë, në atë diplomatik, të rritet avantazhi ndaj Serbisë”.
Edhe
Gashi: Përpjekjet për destabilizim të Kosovës kishin nisur para sulmit në Banjskë
Ai ka thënë se Serbia tashmë shihet ndryshe nga vendet e Bashkimit Evropian pas sulmit në Banjskë, e kjo sipas tij, ka mundur të përdoret nga institucionet e Kosovës.
“Aktet e tilla që janë të organizuara nga shteti. Serbia ka qenë e involvuar, janë sinjale që mund të ketë ndërhyrje edhe ushtarake...Serbia do të vazhdojë me të gjitha mjetet që i ka. Sfidë për Kosovën mbeten zotimet që Qeveria i ka marrë”, ka theksuar Gashi.
Për njohësin e çështjeve të sigurisë, sulmi në Banjskë ishte kthesë që krijoi situatën ku bashkëpunimi institucional me misionet ndërkombëtare “të ishte i kontrollueshëm”.
Ai ka shtuar se veriu i Kosovës po integrohet, por ngadalë.
“Dalëngadalë ka filluar procesi i integrimit. Ka ardhur edhe si rezultat i presionit ndërkombëtar për faktin se për herë të parë u tha se Serbia është e përfshirë në destabilizim. Kemi shtim jo vetëm kombëtar, por edhe ndërkombëtar të pranisë në ato komuna (veriore v.j), u krijua mundësi e lehtësim i drejtpërdrejt që pas 24 viteve, edhe pse kemi institucionet kanë pasur informacione se sinjalizimet janë të vendosura në objekte që kanë krijuar psikologji të reagimi kolektiv, u sekuestruan”, ka thënë Gashi.
Edhe
Gashi: Ngjarjet e fundit në veri, në favor të agjendës së Serbisë
LEXO EDHE: