Drilon Gashi, ekspert i marrëdhënieve ndërkombëtare, ka thënë se në procesin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë po mungon qasja e barabartë dhe rreptësia e Bashkimit Evropian.
Ai ka theksuar se në marrëveshje dy shtetet paraqiten si palë të barabarta, por se kërkesat ndaj tyre për zbatimin e saj nuk po bëhen në formë të barabartë për të dyja.
“Pala që duhet ta bëjë mbikëqyrjen e zbatimit të marrëveshjes është BE-ja. Përgjegjësia bie mbi shtetet si veprimtaret kyçe. Ultimatumet po vijnë kundrejt shteteve duke u munduar të fajësojnë shtetet për faktin se ato nuk po e bëjnë detyrën e vet. Do duhet angazhim nga të gjitha anët. Po shohim që SHBA-ja po vjen me eprorët më të lartë për ta shtyrë elementin e zbatimit. Nga BE-ja ndoshta do të duhej më shumë, e kemi parë vetëm Lajçak që ka qenë. Këtu mungojnë rregullat, rreptësia që do duhej nga pala ndërmjetëse, BE-ja, dhe qasja e barabartë”, ka thënë ai.
Gashi ka deklaruar se Kosova përgjatë gjithë procesit të dialogut, nga fillimi, ka qenë gjithmonë çelës i progresit, ndryshe nga Serbia.
“Unë nuk mund t’i bindem ende idesë se Serbia po shkon drejt Perëndimit sepse politika në Serbi është ajo që ka ideologji ende shoviniste dhe nacionaliste ndaj rajonit”.
-
Gashi: Serbia sot shumë më larg njohjes së Kosovës sesa para 10 vjetësh
-
Serwer: Vështirë të ketë përparim në dialog nëse mungon vullneti politik nga Serbia
- Limitet e ndërmjetësimit të BE-së dhe udhëkryqi në të cilin gjendet dialogu Kosovë-Serbi
-
BE: Integrimi i Kosovës dhe Serbisë, i kushtëzuar nga angazhimi në normalizimin e marrëdhënieve
-
Asgjë e re në dialog