Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) po vazhdon t’i stërvitë rekrutët ukrainas përkrah Mbretërisë së Bashkuar, ka njoftuar Ministria e Mbrojtjes.
Sipas ministrisë që udhëhiqet nga Ejup Maqedonci, deri më tani janë trajnuar 34.000 rekrutë.
“Përkrah Mbretërisë së Bashkuar, Kosova si shtet pjesëmarrës në operacionin Interflex, përmes instruktorëve të FSK-së vazhdon të ofrojë kontribut në trajnimin e rekrutëve ukrainas. Deri më tani në këtë operacion janë trajnuar 34,000 rekrutë", thuhet në njoftim.
FSK-ja është pjesë e operacionit “Interflex” për trajtimin e rekrutëve ukrainas, e javë më parë u mbajt ceremoni e nisjes së kontingjentit.
“Operacioni Interlfex zhvillohet në Mbretërinë e Bashkuar dhe ka për qëllim trajnimin e trupave të Ushtrisë së Ukrainës. Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës kanë ofruar gatishmërinë që të angazhojnë instruktorë për të ndihmuar procesin e stërvitjes së ushtrisë ukrainase në kuadër të këtij operacioni. Kësisoj, Forca e Sigurisë së Kosovës do t'i bashkëngjisë një kontingjent të instruktorëve profesionistë njësisë së Ushtrisë së Mbretërisë së Bashkuar që realizon operacionin Interlfex”, ka shkruar më parë ministria e Mbrojtjes.
-
Osmani: Kosova mbetet e përkushtuar në mbështetjen e saj për Ukrainën
-
Ekipe britanike përgatisin FSK-në për mbajtjen e trajnimeve me interes për forcën
-
Maqedonci: Gjatë tri vjetëve të fundit, 3459 ushtarë të FSK-së u trajnuan jashtë vendit
-
45 ushtarakë të Kosovës, pjesë e stërvitjes ndërkombëtare në Kroaci
-
FSK-ja merr pjesë në ushtrimin ndërkombëtar “Mittelmark 2026” në Gjermani