Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

FSK-ja merr pjesë në ushtrimin ndërkombëtar “Mittelmark 2026” në Gjermani

fsk

Forca e Sigurisë së Kosovës është duke marrë pjesë në ushtrimin ndërkombëtar “Mittelmark 2026” në Gjermani, përkrah shteteve partnere, ka njoftuar ministri i Mbrojtjes Ejup Maqedonci në një postim në Facebook.

Ai ka shkruar se kjo dëshmon angazhimin e vazhdueshëm për forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar dhe avancimin e kapaciteteve mbrojtëse.

“E integruar në strukturat e ushtrisë gjermane, FSK po kontribuon në fushën e transportit dhe mbështetjes logjistike, duke konfirmuar nivel të lartë profesionalizmi dhe ndërveprueshmërie”, ka shkruar Maqedonci.

Tutje ka deklaruar se ky angazhim rikonfirmon përkushtimin e Kosovës për të qenë partnere e besueshme në operacionet shumëkombëshe dhe në arkitekturën euroatlantike të sigurisë.