Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Maqedonci: Gjatë tri vjetëve të fundit, 3459 ushtarë të FSK-së u trajnuan jashtë vendit

FSK

Ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Ejup Maqedonci, ka thënë se gjatë tri vjetëve të fundit janë shkolluar jashtë vendit 3459 ushtarë të FSK-së.

Maqedonci në një postim në Facebook ka thënë se do të vazhdohet me ngritjen e kapaciteteve profesionale krahas ngritjes së atyre operacionale.

“Në vigjiljen e 27 Nëntorit, Ditës së Forcës, theksojmë me krenari se FSK po zhvillohet me hapa të shpejtë në forcë profesionale sipas standardeve të NATO-s. Gjatë këtyre tre viteve janë trajnuar e shkolluar jashtë vendit 3459 ushtarakë, apo rreth 123% më shumë se në qeverisjet e kaluara. Do të vazhdojmë investimin në ngritjen e kapaciteteve profesionale krahas ngritjes së kapaciteteve operacionale, furnizimin me sistemet më moderne të armatimit, sepse Forca jonë është Forcë që garanton siguri për qytetarët dhe mbrojtje të territorit të atdheut tonë Kosovës”, ka shkruar Maqedonci.