Në fshatrat Sllatinë dhe Henc do të ndërpritet furnizimi me ujë më 5 dhe 6 mars për shkak të punimeve më rrjetin e ujësjellësit.
KRU “Prishtina” ka njoftuar se do të realizohen punimet për kyçjen e gypit të ri furnizues dhe do të dalë nga funksioni gypi i vjetër. Furnizimi me ujë do të ndalet më 5 mars në ora 7:00.
“Për shkak të punimeve në kuadër të projektit: ‘Rregullimi i rrjetit të ujësjellësit në Komunën e Fushë-Kosovës, në Lagjet 28, 29, Bardhi i Madh dhe Sllatinë e Madhe’, do të realizohen punime për kyçjen e gypit të ri furnizues me çrast do të dalë jashtë funksionit gypi i vjetër. Si pasojë, furnizimi me ujë do të ndërpritet në fshatrat Sllatinë dhe Henc më 05.03.2025 dhe 06.03.2025, duke filluar nga ora 07:00 e mëngjesit të datës 05.03.2025”, ka njoftuar KRU Prishtina.
-
"Bregu i Diellit" dhe "Mati 1" nesër pa ujë
-
Punime në rrjet, nesër ndërpritet furnizimi me ujë në disa lagje në Prishtinë
-
Këto lagje në Prishtinë do të mbesin për 7 orë pa ujë të premten
-
Të hënën ndërpritet përkohësisht furnizimi me ujë në Dardani të Prishtinës
-
Nesër ndërpritet furnizimi me ujë në gjashtë fshatra të Gjakovës