Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Frashër Krasniqi sulmon Vetëvendosjen, sjell disa fakte se sa “parimore” është VV-ja

Foto: Koha

Deputeti i Partisë Socialdemokrate, Frashër Krasniqi përmes një postimi në Facebook ka sulmuar ish-partinë e tij, Vetëvendosje.

Ai ka sjellë disa fakte për të treguar se sa “parimore” është Vetëvendosja, transmeton Koha.net.

Më poshtë mund ta lexoni postimin e tij të plotë, pa ndërhyrje:

DISA FAKTE SE SA "PARIMORE" ËSHTË VV-ja

- Pas “pastrimit” në parti, anëtarësojnë tipa si Ajvaz Berisha, që akuzohen për vrasje, vjedhje, ngacmime seksuale, etj.

Edhe Krasniqi kritikon liderin e VV-së për heshtjen rreth të ftuarve të Speciales Arbëri Krasniqi kritikon liderin e VV-së për heshtjen rreth të ftuarve të Speciales

- E refuzojnë debatin parlamentar për dialogun para 2 muajsh, vetëm pse e inicioi PSD. Pas dy muajsh e pranojnë debatin me një rezolutë shumë më të mangët, vetëm pse tash PSD nuk ishe iniciatorja kryesore.

- Lidhen me Sali Berishën, ndërkohë që pretendojnë se janë të majtë.

- U del afera korruptive në Ndërmarrjen Banesore dhe nuk e përjashtojnë asnjërin nga zyrtarët e përfshirë në këtë aferë.

- Përjashtojnë një pjesë të opozitës në thirrjen për protesta, vetëm për shkak të inateve partiake, anipse dikur bashkëpunonim me të gjitha subjektet opozitare kur kjo i shërbente interesit të përgjithshëm. Pra, sot nuk kanë më qëllim protesta të përbashkëta që do të rrezikonin pushtetin, por e kanë qëllim vetëm promovimin partiak si gjoja opozita e vetme e vërtetë në Kosovë.

- Flirtojnë me Erdoganin që dikur e quanin autokrat.

Edhe Thellohet përplasja PSD-VV, reagon edhe Frashër Krasniqi Arbëri Thellohet përplasja PSD-VV, reagon edhe Frashër Krasniqi

- Na akuzuan neve për paga të larta në VV ndërkohë që sot i mbajnë po ato paga.

Pra, çdo ditë e më shumë po del në pah se kush kishte të drejtë në ndarjen VV-PSD dhe kush ishte parimor.