Zyrtarizimi i kalimit të ish-deputetëve të Vetëvendosjes në Partinë Socialdemokrate ka përplasur ish-bashkëpartiakët.
Ish-deputeti i VV-së, Frashër Krasniqi, tani anëtar i PSD-së, ka kritikuar ish-partinë se pse po merrej vazhdimisht me ta. Sipas tij, deklaratat se Vetëvendosje po fuqizohet dhe se PSD-ja nuk do të kalojë as pragun, janë të pavërteta.
“‘Partia më e madhe që po fuqizohet’ po merret tërë kohën me ‘partinë e vogël që s'ka me e kalu pragun’. Këtu ose supozimi i parë është i pavërtetë, ose i dyti. E me gjasë dyjat”, ka shkruar ai në Facebook.
Atij i është kundërpërgjigjur Tinka Kurti, zëdhënëse e VV-së. Sipas saj, PSD me shumë veprime ka furnizuar masën me material për t’u tallur.
“Pasi të furnizojnë me material për tallje masive me secilin veprim: me logo, me hotel, me diamanta, me trëndafila plastikë, ankohen ‘Po ju pse po merreni me ne’. Po sepse për fat të mirë nuk na është shuar aftësia për t'u çuditur e as ajo për të qeshur. Njëra është element i rëndësishëm i mendimit e tjetra është thjesht e pashmangshme”, ka shkruar ajo.
Sot PSD zyrtarizoi 12 deputetët e ndarë nga Vetëvendosje dhe e shpalli kryetar Shpend Ahmetin, po ashtu ish-anëtar i VV-së.
-
Sveçla: Opozita ta shtrëngojë dorën e shtrirë të VV-së
-
LVV-ja nuk e mohon marrëveshjen në parim me LDK-në
-
LVV-ja dhe LDK-ja kanë arritur marrëveshje në parim për formimin e institucioneve
-
Heshtja e të pakënaqurve të LDK-së, “pasiguri” për marrëveshje me VV-në
-
Vjosa Osmani “tërhiqet” pas reagimeve, e PDK-ja s’ka vija të kuqe