Është mbushur një vit që kur PSD-së i janë shtuar një numër i madh anëtarësh, kryesisht ata që kanë dalë nga Lëvizja Vetëvendosje. U tha se tanimë Kosova do të ketë një parti të mirëfilltë socialdemokrate. Mirëpo, pritjet duket se nuk janë realizuar. Mosmbështetja në popull duket se ka mërzitur anëtarët e mëhershëm të kësaj partie.
Ish-sekretari i Partisë Socialdemokrate, Agim Smaka thotë për KosovaPress se pas aderimit të ish-anëtarëve të Vetëvendosjes, kanë pritur që do të kenë më shumë përkrahje të qytetarëve, sesa kishte.
Duke folur për riorganizimin e partisë, hapjen e degëve të reja të PSD-së në qytete të ndryshme, Smaka nuk po i konsideron si të tilla. Sipas tij, po riaktivizohen ato të mëhershmet, transmeton Kosovapress.
Duke përmendur ndikimin e tyre në parti, ai shprehet se pavarësisht të gjithave në marrëveshjen e bërë, ata janë marrë vesh që të ketë përqindje të caktuar, në mënyrë që të jenë të barabartë në parti.
“Ne jemi të përfaqësuar dhe në këshillin drejtues dhe në kryesi. Jemi marrë vesh, në marrëveshjen kur jemi bërë bashkë në përqindje të caktuar, jemi marrë vesh ashtu që kemi menduar që është e barabartë. Çdo degë që është riaktivizuar të cilat i kemi pas përpara janë gjithkund prezent anëtarët e vjetër të Partisë Socialdemokrate, nuk ka ende kryetar të degëve, vetëm ka koordinator të degëve apo përgjegjësit e degës, kështu që në këtë momente është duku u punuar në zgjerimin e anëtarësisë. Mirëpo çdo degë e partisë socialdemokrate ka anëtarë të vjetër të cilët janë shumë me vullnet duke punuar. Ne kemi pritur prej të rinjve për këtë dhe jemi bashkuar me pas ata anëtarësinë më të madhe”, thotë ish sekretari i PSD-së Smaka.
Edhe
Për herë të parë që kur mori udhëheqjen e Prishtinës, Ahmeti jashtë listave zgjedhore
Por, ndryshe shprehet, kryetari i PSD-së Shpend Ahmeti, i cili është kundërshtues ndaj këtyre pretendimeve.
Ai thotë se nuk ka asnjë lloj ndarje mes gardës së vjetër dhe asaj që janë inkuadruar tanimë.
“Partia Socialdemokrate nuk është krijuar me hyrjen tonë në PSD, ajo ekziston tash e 29 vite dhe tash në ato 29 vite ka pasur anëtarë të ndryshëm, aktivitet të ndryshëm, kryetar të ndryshëm të gjithë ata kanë qenë pjesë e familjes së PSD-së, ashtu siç jemi ne. Nuk ka ndarje të tilla mes gardës së vjetër dhe të re”, ka thotë Ahmeti.
Për dallim nga kryetari Ahmeti, pakënaqësi brenda PSD-së po sheh dhe analisti politik, Rasim Aliaj.
Ai thotë se idjea e marrjes së një pjese të elektoratit të Vetëvendosjes, nuk po i jep rezultatet e pritura dhe për këtë, sipas tij, kanë lindur dallime brenda partisë.
Edhe
Molliqaj: Kosovën po e pret qeverisje populiste me mendësi totalitare
“PSD-ja të paktën në asnjë sondazh nuk e kalojnë pragun si subjekt politik, e duke qenë situata e tillë, të gjithë garda e PSD-së e din që e ardhmja e tyre politike, mund të jetë kthimi në normalitetin e tyre, pra dikush në Deçan, dikush në shoqëri civile e dikush diku tjetër që të mos dëgjohet asnjëherë më”, deklaron ai.
PSD-ja momentalisht ka dymbëdhjetë deputet në Kuvendin e Kosovës.