Franca ka kërkuar përparim konkret në zbatimin e marrëveshjes së Brukselit dhe aneksit të zbatimit të dakorduar në Ohër. Franca kërkon që hapat konkret të shihen para takimit ta radhës të nivelit të lartë në kuadër të dialogut Kosovë – Serbi.
Rene Troccaz është emëruar emisar i Francës për Ballkanin Perëndimor, ndërsa ai ka zhvilluar një vizitë në Kosovë të hënën, ku ndër të tjera është takuar me presidenten Vjosa Osmani, kryeministrin Albin Kurti dhe zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi.
“Gjatë këtyre takimeve, René Troccaz nënvizoi angazhimin e Francës ndaj zgjerimit të BE-së në rajon dhe mbështetjen tonë të plotë për dialogun e lehtësuar nga BE-ja. Franca dëshiron të shohë përparim konkret në zbatimin e marrëveshjeve të Brukselit/Ohrit përpara takimeve të ardhshme politike të nivelit të lartë në Bruksel”, thuhet në një komunikatë të Ambasadës së Francës në Kosovë.
-
Osmani flet me të dërguarin francez për anëtarësimin e Kosovës në institucione euroatlantike
-
Kurti-Macronit: Serbia të nënshkruajë Marrëveshjen e Ohrit dhe të tërheqë letrën e Bërnabiqit
-
Kurti: Macroni u interesua edhe për dialogun me Serbinë
-
Kurti në Francë për takim me Macronin
-
Gjermania e Franca i bëjnë thirrje Kurtit për përparim në dialogun me Serbinë