Mërgime Mehmetaj, e cila është farmaciste përgjegjëse e Internos në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, njëkohësisht ka punuar edhe si farmaciste përgjegjëse në kompaninë private “Pharmaleader”, e cila është fituese e disa tenderëve për Hemodializë në QKUK.
Barnatorja e Internos është përgjegjëse për caktimin e specifikave dhe kërkesave për materialin shpenzues të Hemodializës. Kompania ku ka punuar Mehmetaj prej fillimit të 2018-s ka fituar mbi 3 milionë euro për furnizim me Hemodializë në QKUK nga Ministria e Shëndetësisë, shkruan Koha Ditore.
Largimi i saj nga kompania “Pharmaleader” ka ndodhur pas nënshkrimit të kontratës së fundit të kësaj kompanie për tenderin e Hemodializës me Ministrinë e Shëndetësisë.
Sipas burimeve të gazetës, “dorëheqja” e saj ka ndodhur pasi që Zyra e drejtorit të QKUK-së bashkë me Zyrën ligjore kanë konstatuar se pozita e saj në kompaninë “Pharmaleader” ka konflikt interesi... (Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)
-
Renovimi i Hemodializës, peng i ankesave të operatorëve
-
Shumë buxhet e pak barna
-
“Komed” dorëzon padi ndaj vendimit të panelit të OSHP-së rreth tenderit për hemodializë
-
“Medicomi” e padit SHSKUK-në për ndërprerje të kontratës së hemodializës
-
SHSKUK-ja i jep kontratë për material të dializës kompanisë së dyshuar për falsifikim dokumentesh