Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Fajon rithekson: Demarkacioni, kush i patejkalueshëm për liberalizim të vizave

Komisioni për Integrime Evropiane i Kuvendit të Kosovës, takoi eurodeputeten, njëherësh raportuese për liberalizimin e vizave për Kosovën në Parlamentin Evropian, Tanja Fajon.

Në fillim të takimit, kryetarja e Komisionit Njomza Emini, e falënderoi eurodeputeten Fajon për vizitën, dhe më pas e njoftoi atë për angazhimet e komisionit, e që kanë të bëjnë me integrimet evropiane.

Emini në vijim tha se angazhimi për liberalizimin e vizave për qytetarët është një ndër çështjet më të rëndësishme, dhe lidhur me këtë ajo kërkoi përkrahjen e Fajon.

Lidhur me këtë, eurodeputetja ritheksoi se, për liberalizimin e vizave, Kuvendi duhet të ratifikojë Marrëveshjen për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi.

Ajo bëri thirrje që procesi i demarkimit të kufirit të përfundojë, sepse, sipas saj, “ky është kusht i patejkalueshëm për BE-në”.

Edhe Fajon tregon se sa mund të zgjatet liberalizimi nëse nuk kalon demarkacioni në Kuvend Arbëri Fajon tregon se sa mund të zgjatet liberalizimi nëse nuk kalon demarkacioni në Kuvend

Në këtë takim folën më pas edhe deputetët Donika – Kadaj Bujupi, Xhavit Haliti, njëherësh nënkryetar i Kuvendit, Arben Gashi, Time Kadrijaj dhe Fatmir Xhelili, të cilët nënvizuan se janë të përkushtuar për të punuar në agjendën e integrimeve evropiane, ndërkaq, lidhur me demarkacionin me Malin e Zi, përfaqësuesit e opozitës thanë se janë kundër versionit të marrëveshjes së nënshkruar.

Raportuesja për liberalizimin e vizave për Kosovën në Parlamentin Evropian, Tanja Fajon, iu premtoi anëtarëve të komisionit se shqetësimet dhe rekomandimet e shfaqura gjatë takimit, do t’ua bëjë të ditura bashkëpunëtorëve të saj.