Eurodeputetja dhe raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Tanja Fajon gjatë takimit me ministren e Integrimeve Evropiane të Kosovës, Dhurata Hoxhën, ka theksuar se është e lumtur që qytetarët e Kosovës do ta gëzojnë lëvizjen e lirë ashtu si krejt qytetarët tjerë të Evropës.
Fajon në takimin e Komisionit LIBE që nesër pritet të votojë liberalizimin e vizave për Kosovën, ka thënë se shtetit të Kosovës i mbetet që të zbatojë reformat në drejtësi, në ekonomi dhe reforma tjera, si dhe Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit.
Ministrja Hoxha ka vënë në dukje plotësimin e të gjitha kushteve për liberalizim nga udhërrëfyesi si dhe pritjet për vendimet pozitive për liberalizimin e vizave, sidomos pritjet që komisioni LIBE të votojë nesër pro liberalizimit.
“Ministrja Hoxha ka vënë në dukje kontributin e jashtëzakonshëm të mikes së Kosovës, Znj. Fajon, duke theksuar se Kosova me përkrahjen e saj, do të zgjeroj hapësirat e reja bashkëpunimi dhe avancimi të gjendjes dhe procesit integrues, ku si hap vendimtar dhe domethënës është liberalizimi i vizave”, thuhet në njoftimin e ministrisë.
“Fajon, ishte me vite një përcjellëse besnike e të arriturave dhe interesave të Kosovës, edhe tash, mirëpresim kontributin e saj si Raportuese në Parlamentin Evropian, duke rikonfirmuar të arriturat tona për liberalizimin e vizave, procesin integrues dhe lobimin për njohjen e shtetit dhe shtetësisë tonë në organizatat ndërkombëtare”, ka thënë ministrja Hoxha.
Ministrja Hoxha, takoi ndaras eurodeputetet Marie Christine Vergat, Angelika Mlinar dhe eurodeputetin Asim Ademov, të gjithë anëtarë të Komisionit LIBE me të cilët u rikonfirmua mbështetja për liberalizimin e vizave për kosovarët.
-
Terras: E ardhmja e Kosovës në BE, por anëtarësimi kërkon reforma
-
Terras: E ardhmja e Kosovës qëndron në BE, por anëtarësimi kërkon reforma
-
Haxhiu: Kosovës duhet t’i hapet rruga drejt negociatave për anëtarësim në BE
-
BE: Kosovës i duhen institucione funksionale për të përshpejtuar reformat dhe rrugën evropiane
-
Haxhiu kërkon avancimin e Kosovës drejt statusit të vendit kandidat për anëtarësim në BE