Komiteti për Liritë Qytetare, Drejtësi dhe Çështje të Brendshme – LIBE, me shumicë votoash ka rekomanduar liberalizimin e vizave për shtetasit e Kosovës.
Kosova mori rekomandimin për liberalizimin e vizave me 30 vota pro, dhjetë kundër dhe dy abstenime. Që të ndodhë liberalizimi rekomandimi duhet të marrë dritën e gjelbër edhe nga instancat tjera të Bashkimit Evropian, transmeton koha.net.
Eurodeputetja dhe raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Tanja Fajon, para anëtarëve të Komitetit kërkoi votën e tyre për rekomandimin e vizave pas,i siç tha ajo, Kosova ka bërë rrugë të gjatë deri tek heqja e vizave.
“Do të doja të falënderoja të gjithë ata që kanë kontribuuar, sepse e di që ka qenë rrugë e gjatë dhe është hap i rëndësishëm për Kosovën që ka qenë e izoluar për një kohë të gjatë. E di sa e vështirë ka qenë dhe e di se sa shumë kanë punuar. Ju ftoj që ta përkrahni Kosovën për liberalizimin e vizave”, ka thënë Fajon para votimit.
-
Rriten kërkesat për azil nga Kosova, BE-ja kërkon më shumë ndërgjegjësim
-
Raporti i BE-së për liberalizimin e vizave: Shqetësuese rritja e numrit të azilkërkuesve nga Kosova
- Sikur Serbia të ishte ashtu siç e sheh Brukseli, do të ishte më mirë për të gjithë
-
Haxhiu: Kosovës duhet t’i hapet rruga drejt negociatave për anëtarësim në BE
-
Eurodeputetët i kërkojnë 5-shes së BE-së ta njohin pavarësinë e Kosovës