Erërat e fuqishme kanë dëmtuar rrjetin elektrik në disa pjesë të Dukagjinit.
KEDS ka njoftuar se ekipet e tyre janë duke intervenuar në zonat e afektuara nga këto kushte atmosferike.
“Përkundër vështirësive për shkak të pandemisë, ekipe të shumta të KEDS janë mobilizuar paraprakisht për të përballuar erërat e forta që po shkaktojnë prishje në rrjet. Ata janë të pajisur me të gjitha makineritë e disponueshme dhe janë duke intervenuar në zonat e afektuara nga këto kushte atmosferike”, thuhet në njoftim.
Sipas njoftimit, erërat kryesisht janë të koncentruara në rajonin e Dukagjinit, por janë duke u përhapur edhe në pjesët tjera të Kosovës, si në Prishtinë e Prizren.
KEDS ka kërkuar nga qytetarët që të mos iu afrohen rrjeteve elektrike nëse shohin se të njëjta janë të dëmtuara.
“KEDS u bën apel qytetarëve që të bashkëpunojnë me ekipet në terren dhe të mos i afrohen rrjetit elektrik nëse e shohin të dëmtuar por t’a raportojnë atë përmes Qendrës së Thirrjeve në numrin pa pagesë: 0800 791 00 si dhe përmes rrjeteve sociale të kompanisë”, thuhet në njoftim.
-
KEDS: Problemet me mungesë të energjisë elektrike në rajonin e Dukagjinit pritet të sanohen sonte
-
KEDS njofton për prishje të rrjetit elektrik në disa rajone si pasojë e erërave të forta
-
KEDS-i thotë se si pasojë e erërave të forta janë shkaktuar dëme në rrjet elektrik
-
Probleme me rrymën në disa rajone pas reshjeve të mbrëmshme
-
Erërat e forta dëmtojnë shtyllat dhe përçuesit elektrikë, disa qytete pa rrymë