Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Erërat e forta dëmtojnë shtyllat dhe përçuesit elektrikë, disa qytete pa rrymë

Erërat e forta gjatë natës kanë dëmtuar shtyllat dhe përçuesit elektrikë në disa qytete.

Për shkak të kësaj, qytetet kanë mbetur pa rrymë.

KEDS-i ka thënë se ka dërguar ekipet në terren dhe se po punojnë për sanimin e dëmeve.

“Të dhënat e fundit nga KEDS paraqesin një situatë të përkeqësuar në distriktet e Pejës, Gjakovës, Mitrovicës dhe Prizrenit, ku janë shkaktuar dëme në shtylla dhe përçues elektrikë”, thuhet në njoftimin e KEDS-it.

Zëdhënësi i KEDS-it, Lulzim Krasniqi, ka thënë se në rajonin e Dukagjinit dhe Mitrovicës po vazhdojnë erërat e forta.

“Ekipet e KEDS-it janë gjithandej nëpër terren në eliminimin e rreziqeve që mund të vijnë si pasojë e shtyllave të rrëzuara në tokë. Po punohet vazhdimisht në sanimin e dëmeve në këto zona të prekura”, ka thënë ai.