Dyzet e tetë emigrantë, kryesisht shqiptarë, u shpëtuan nga mbytja këtë të shtunë në brigjet e Gjirit të Sommes në Francë.
Gomonia me të cilin ata po lundronin pësoi një defekt në motor dhe për pasojë mbetën në mes të detit, shkruan France3.
Për këtë arsye, u desh ndërhyrja e rojeve bregdetare dhe skuadra e tyre e shpëtimit për të bërë të mundur nxjerrjen në breg të emigrantëve.
Ata po lundronin me një gomone 8 metra të gjatë dhe kishin si destinacion mbërritjen në Angli.
Ekipet e shpëtimit i dërguan emigrantët në portin e Le Treport për të kryer veprimet e mëtejshme./EuronewsAlbania
Artikuj të ngjashëm
-
22 migrantë vdesin afër Greqisë pas gjashtë ditësh në det
-
Të paktën 18 migrantë të vdekur nga fundosja e një varke në Detin Mesdhe
-
Dy emigrantë humbin jetën në Greqi pas përplasjes së gomones për shkëmbinj
-
Rreth 190 migrantë u shpëtuan gjatë fundjavës në Kanalin Anglez
-
Përmbytet varka me emigrantë në Egje, të paktën pesë të vdekur