Një varkë me emigrantë është përmbytur në detin Egje në afërsi të provincës bregdetare turke Izmir të hënën, ndërsa si pasojë kanë humbur jetën pesë persona. Gjashtë emigrantë tjerë janë shpëtuar, kanë njoftuar autoritetet turke, raporton agjencia AP.
Ka nisur operacioni i kërkim-shpëtimit për dy emigrantë tjerë, që rezultojnë të zhdukur.
Varka e gomës u përmbyt në afërsi të destinacionit turistik Cesme.
“HaberTurk” ka bërë të ditur se mendohet se emigrantët po tentonin të arrinin ishullin grek Chios.
Nuk është bërë e ditur për nacionalitetin e emigrantëve.
Shumë emigrantë tentojnë nëpërmjet detit për të arritur në ishujt grek me synimin që më pas të arrijnë në vende më prosperuese të Bashkimit Evropian.
-
Të paktën 18 migrantë të vdekur nga fundosja e një varke në Detin Mesdhe
-
Pesë të vdekur në Turqi pasi varka me emigrantë u përplas me një anije të rojës bregdetare
-
Të paktën 11 të vdekur nga përmbysja e një varke me emigrantë në Mesdhe
-
Katër të vdekur pas fundosjes së një varke në Kanalin Anglez
-
22 migrantë vdesin afër Greqisë pas gjashtë ditësh në det