Subjektet politike në Gjilan kanë shfaqur divergjenca në lidhje me emrin që duhet ta mbajë stadiumi i futbollit të këtij qyteti.
Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) si dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), ndonëse janë partnerë të koalicionit dhe qeverisin me Komunën e Gjilanit, ata nuk kanë arritur që të pajtohen sa i përket iniciativës për pagëzimin e stadiumit të qytetit të Gjilanit, shkruan sot Koha Ditore.
Grupi i këshilltarëve komunalë të AAK-së në seancën e fundit të Kuvendit Komunal ka kërkuar që stadiumi ta bartë emrin e Selami Osmanit, tashmë i ndjerë, ish-kryetar i klubit “Drita”. Por ky propozim u refuzua nga ana e kryetares së Kuvendit Komunal, Shpresa Kurteshi Emini (LDK).
Por Qeveria komunale ka bërë të ditur se nuk do të shpejtojë me emërtimin e stadiumit. Arbër Ismajli, nënkryetar i komunës, ka bërë të ditur se ka edhe institucione të tjera që janë pa emra dhe se duhet kompletuar pas propozimeve konkrete.
Më 2016 Qendra e Mjekësisë Familjare është emërtuar me emrin “Nagip Rexhepi”. Ndërsa ende nuk është emërtuar Teatri i Qytetit të Gjilanit si dhe Konvikti i nxënësve dhe i studentëve. Kurse pa emërtim ka mbetur edhe Spitali Regjional i Gjilanit për të cilin kishte një propozim në vitin 2012 që të pagëzohet me emrin e mjekut Fahri Rashidi. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
-
Ahmeti: Qeveria s’ka bërë pranimin teknik për “Fadil Vokrrin”, kundër që aty të luhet Gjilani-Drita
-
Gjilani bashkëqeveriset nga koalicioni: LDK-AAK-AKR
-
AAK-ja dhe Nisma mohojnë koalicionin me LDK-në në Gjilan
-
AAK-ja dhe Nisma në Gjilan kushtëzojnë koalicionin me ndryshimet statutare
-
Kërkesa e klubeve tërheq LDK-në e Vetëvendosjen në Gjilan nga tubimet në stadium