Kryetari i Komunës së Gjilanit ka dështuar në jetësimin e idesë së tij për formimin e një qeverisjeje lokale në të cilën do të kishin hise të pushtetit të gjitha subjektet politike, të cilat përfaqësohen në Kuvendin Komunal.
Kjo është bërë e ditur të shtunën se Haziri kishte nënshkruar marrëveshjen e koalicionit me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe me Aleancën Kosova e Re (AKR) , shkruan sot “Koha Ditore”.
Ndërsa jashtë koalicionit ka mbetur subjekti i Nismës që kishte kërkuar që të udhëhiqte dy drejtori në rast se do të arrihej marrëveshja.
Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) në Gjilan pjesë e së cilës është edhe kryetari i Komunës kishin tentuar të afroheshin në mënyrë politike me Partinë Demokratike të Kosovës (PDK) si dhe me Lëvizjen Vetëvendosje për mundësinë koalicionit, mirëpo këto dy të fundit e kishin refuzuar, duke i bërë të ditur LDK-së se do të mbetnin në opozitë... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
-
AAK-ja dhe Nisma mohojnë koalicionin me LDK-në në Gjilan
-
Haziri pas koalicionit të VV-së e PDK-së në Gjilan: Ky është vullnet i funksionarëve e jo qytetarëve
-
Haziri premton se nuk do të lejojë politizimin e projekteve komunale për zgjedhje
-
Arrihet marrëveshje për bashkëqeverisje mes LDK-së, AAK-së dhe AKR-së në Gjilan
-
VV dhe PDK refuzojnë qeverisjen me LDK-në në Gjilan