Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, i mbështetur edhe nga strukturat e Lidhjes Demokratike të Kosovës në Gjilan, si fitues i zgjedhjeve, ka arritur sot marrëveshje për bashkëqeverisje mes LDK-së, AAK-së, AKR-së, përfaqësuesit e minoriteteve, grupeve të interesit dhe shoqëria civile, thuhet në komunikatën nga zyra e kryetarit të Gjilanit.
“Marrëveshja për bashkëqeverisje për Gjilanin 2021 Plus, do të thotë dakordim i parimeve programore për zhvillim të infrastrukturës, arsimit, kujdesit shëndetësor, zhvillimit lokal ekonomik, pakon për familjen bujqësore, zhvillimin e politikave të rinisë, avancimin e gruas në vendimmarrje dhe për një sport të afirmuar edhe ndërkombëtarisht”, ka thënë Haziri.
Tutje thuhet se marrëveshja politike do t’i zbardhë emrat e bartësve të politikave sektoriale të hënën në ora 15:00, në prani të përfaqësuesve politik dhe publikut.
-
Haziri pas koalicionit të VV-së e PDK-së në Gjilan: Ky është vullnet i funksionarëve e jo qytetarëve
-
AKR-ja mbështet Hazirin në Gjilan
-
AAK-ja i jep përkrahje Hazirit në Gjilan në raundin e dytë të zgjedhjeve
-
Haziri: S’ka parti që mund ta thyejë koalicionin tim me qytetarët
-
Haziri premton se nuk do të lejojë politizimin e projekteve komunale për zgjedhje