Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka deklaruar se do të ketë ndryshim në qeverisjen komunale ngase dëshiron që të zgjerojë koalicionin me subjektet e tjera të cilat janë në opozitë.
Kreu i Gjilanit i ka ofruar bashkëpunim Nismës Socialdemokrate të Kosovës dhe Lëvizjes Vetëvendosje, të cilat i sheh si partnerë të mundshëm të koalicionit pas riformatimit të qeverisjes komunale, shkruan sot Koha Ditore. Ndërsa bashkëpunim nuk i ka ofruar Partisë Demokratike të Kosovës ngase nuk e sheh si partner.
“Qeverisja lokale nënkupton që edhe Vetëvendosja, por edhe Nisma përjashto PDK-në munden me qenë pjesë e qeverisjes lokale. Do të ndodhë riformatimi dhe ka qenë i planifikuar që të ndodhë tash, mirëpo për shkak të dorëheqjes së kryeministrit ka ndryshuar dinamika. Por riformatimi i qeverisjes lokale do të ndodhë dhe do të pretendojë me zgjeru me partitë politike duke përjashtuar PDK-në, e cila tradicionalisht në Gjilan asnjëherë nuk ka qenë në koalicion me LDK-në dhe nuk do të jetë asnjëherë”, ka thënë ai.
Haziri tutje ka thënë se nuk do të lejojë që subjektet e tjera të bëjnë marketing politik me projektet komunale në fushatën për zgjedhjet e parakohshme nacionale, që priten këtë vjeshtë. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
-
Haziri pas koalicionit të VV-së e PDK-së në Gjilan: Ky është vullnet i funksionarëve e jo qytetarëve
-
Haziri: S’ka parti që mund ta thyejë koalicionin tim me qytetarët
-
LVV-ja do të garojë me kryetarët aktualë, LDK-ja me Ismajlin në Gjilan, PDK-ja nuk përmend emra
-
Pushteti e opozita në Gjilan afër evitimit të zgjedhjeve për Kuvendin Komunal
-
Prishet koalicioni VV – PDK në Gjilan