Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka njoftuar se në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale në Gjilan do ta mbështesë kandidatin për kryetar të kësaj komunë, Lutfi Haziri.
Këtë e ka bërë të ditur përmes një njoftimi në Facebook.
‘Sot AAK në Gjilan ka marrë vendim që në raundin e dytë të zgjedhjeve ta mbështesë kandidatin e LDK-së Lutfi Haziri”, thuhet në njoftim.
Haziri i LDK-së është në balotazh me Alban Hysenin e Lëvizjes Vetëvendosje.
Sot AAK në Gjilan ka marrë vendim që në raundin e dytë të zgjedhjeve ta mbështesë kandidatin e LDK-së Lutfi Haziri. Na priftë e mbara!
Posted by Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës - Dega në Gjilan on Monday, November 1, 2021