Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

AAK-ja dhe Nisma mohojnë koalicionin me LDK-në në Gjilan

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, nuk po arrin të shtrijë fuqinë e tij politike brenda komunës meqë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) si dhe subjekti politik i Nismës po e refuzojnë formimin e koalicionit me Lidhjen Demokratike të Kosovës, ngase konsiderojnë se kërkesat e tyre për ndarjen e hises së pushtetit nuk janë përmbushur.

Këshilltarët komunalë të AAK-së dhe Nismës kanë deklaruar se nuk ka marrëveshje për bashkëqeverisje me LDK-në. Ibish Ibishi, shef i Grupit të këshilltarëve të AAK-së, është shprehur se kryetari i Komunës së Gjilanit gjatë seancës së Kuvendit Komunal, e cila është zhvilluar të enjten ka thënë gjëra të pavërteta sa i përket ekzistimit të marrëveshjes për formimin e koalicionit me AAK-në, shkruan sot Koha Ditore.

Ndërsa AAK-ja po dëshiron ndarjen e hises në pushtet me marrjen në udhëheqje të Drejtorisë së Arsimit apo Drejtorisë së Shërbimeve Publike.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)